Mac Pro
6,514.00 €
Disponueshmëria: 0 copë
Fuqi për të ndryshuar gjithçka. Njoftohuni me anëtarin më të ri në familjen Mac, që është i jashtëzakonshëm në çdo aspekt. Me përformancën, zgjerimin dhe konfigurimin më të madh deri më tani, është një sistem i krijuar për të lënë një gamë të gjerë profesionistësh të shtyjnë kufijtë e asaj që është e mundur.
PROCESORI DHE MEMORIA
Deri në 28 bërthama të energjisë. Krijoni pa kufizime. Mac Pro është projektuar për profesionistë që kanë nevojë fuqi të madhe procesori. Nga renderimi i qindra instrumenteve virtuale, deri tek simulimi i një aplikacioni iOS në shumë pajisje përnjëherë, Mac Pro është jashtëzakonisht i aftë. Në zemër të sistemit është procesori Intel Xeon me deri në 28 bërthama ? më së shumti në një Mac ndonjëherë! Përveç kësaj, cache të mëdha L2 dhe të përbashkëta L3 dhe L4, si dhe 64 korsi PCI Express ofrojnë bandwidth masiv brenda-dhe-jashtë procesorit.
Harroni çdo gjë që dini rreth memories. Një multicore workstation i nevojitet shumë memorie për ta ushqyer atë. Mac Pro përmban gjashtë kanale memorie të shpejtë ECC dhe 12 hapësira fizike DIMM, që lejon ta furnizoni kompjuterin me deri në 1.5TB memorie. Pra, profesionistët që punojnë projekte të mëdha, duke analizuar të dhëna gjigante, ose duke ekzekutuar shumë PRO aplikacione, tani e bëjnë me shpejtësi marramendëse në Mac Pro.
Gjashtë kanale memorie ECC
Deri më 2933MHz DDR4 ECC memorie
Deri më 140GB/s bandwidth të memories